Moska kerkon nga Minsk lirimin e menjehershem te Baumgertner
Arrestimi të hënën në Minsk, të biznesmenit rus Vladislav Baumgertner po kthehet në një cështje politike. Drejtori i përgjithshëm i gjigantit rus të fertilizuesve Uralkali ishte ftuar në Biellorusi nga kryeministri vendit. Në përfundim të takimit ai ëshë arrestuar duke ngjallur kështu zemërimin e Kremlinit.
I akuzuar për abuzim me pushtetin, Baumgertner mund të qëndrojë në burg për dy muaj, ndërsa Moska ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij duke kërcënuar me sansksione.
Prej kohësh “Uralkali” kishte nisur bashkëpunimin me homologen bielloruese “Belaruskali” për eksportimin e potasit, elementi bazë për fabrikimin e fertilizuesve. Por rusët një muaj më parë kishin përfunduar marrëveshjen, në rrethana për të cilat po heton dhe prokuroria në Minsk. Drejtuesit e grupit rus akuzohen se kanë pasur përfitime personale nga kjo marrëveshje.
Moska e ka konsideruar arrestimin si një lëvizje absurde. Tashmë Kremlini kërcënon se do të ndërpresë menjëherë ndihmat për regjimin e Lukashenkos.