Berisha: Kosova është faktor stabiliteti në rajon

Intervenimi i NATO-s para 11 vitesh mbi regjimin e Millosheviqit dhe ushtrinë e atëhershme të Serbisë, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Kosovë, është vendim historik, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Berisha shton se ky vendim për intervenim paraqet kthesë në historinë e lirisë së popujve të Ballkanit, por njëherit ky është dimension i ri i Aleancës Veriatlantike.
“Njëmbëdhjetë vjet pas këtij intervenimi, Kosova e lirë dhe e pavarur, e cila është faktor stabiliteti në rajon, është konfirmimi më i mirë i vendimit të drejtë të NATO-s”, thuhet në deklaratën e Berishës.