E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti ngushëllon familjen e Nimon Alimusajt

Me rastin e vdekjes së ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtar i Kryesisë së LDK-së, Nimon Alimusaj, presidenti Fatmir Sejdiu e ka ngushëlluar familjen Alimusaj.

“E dashura familje Alimusaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Nimon Alimusaj. Nimonin e kam njohur një kohë të gjatë dhe me të kam pasur rastin të bashkëpunoj ngushtë, ndaj lajmi për shkuarjen e tij në amshim më ka prekur thellë”, thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu.

”Në këto çaste pikëllimi, unë shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të institucioneve të vendit me ju. Duke pasur parasysh virtytet e larta njerëzore e kombëtare të Nimonin Alimusajt, jam i bindur që emri i tij do të kujtohet përherë më nderimet më të larta nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Nimon Alimusaj, i lindur në vitin 1946, ka ndërruar jetë të enjten. Ai ishte deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës 2004 – 2007. Ai gjithashtu ka qenë anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›