E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kosova faktor kryesor në bashkëpunimin rajonal

Kryeministri Sali Berisha në fjalimin para Kuvendit të Republikës së Kosovës vlerësoi pavarësinë si veprën më të madhe për kombin shqiptar. Ai tha se në pak kohë Kosova është shndërruar një një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Kreu i qeverisë shqiptare tha se tashmë në Kosovën e pavaruar tensionet ndëretnike janë më të ulëta se asnjëherë.
Ai tha se Kosova ka qenë djepi i lëvizjeve të rëndësishme. Berisha vlerësoi presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova si arkitektin e pavarësisë së Kosovës. "Përulem para punës së Ibrahim Rugovës. Rugova udhëhoqi më guxim dhe sukses Kosovën deri në prag të shpalljes së pavarësisë", pohoi Berisha. Kreu i qeverisë vlerësoi edhe komandantin Adem Jashari që sipas tij, ndezi dritën e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës renditet pas shëmbjes së murit të Berlinit për lirinë e Kombeve.
Sipas Berishës, Kosova dhe Shqipëria është e bashkuar në idealin europian. "Sot interes jetik për Kosovën është konsolidimi i pavarësisë së saj, integrimi eurotalantik dhe europian", tha Berisha.
Ai shtoi se qeveria e Kosovës ka luftuar korrupsionin dhe krimin, dhe se kjo luftë është suksesi i saj.
Në fjalën e tij, kreu i Parlamentit Jakup Krasniqi ka vlerësuar vizitën e kryeministrit Berisha në Kosovë. Ai e vlerësoi vizitën e Berishës në eveniment për Kosovën.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekoruar kryeministrin Sali Berisha me Medaljen e Artë të Lirisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›