Berisha-Sejdiut: Lobim për njohjen e Kosovës

Shqipëria do ripërtërijë të gjitha lidhjet infrastrukturore me Kosovën dhe brenda 4 vitesh do përfundojë autostradë Qafë-Morinë-Shkodër. Ky ka qenë premtimi që ka bërë kryeministri Sali Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu. Ai garantoi se Shqipëria do i japë Kosovës të gjithë ndihmë dhe mbështetjen e nevojshme.
"Shqipëria do ripërtërijë të gjitha lidhjet infrastrukturore me Kosovën. Brenda 4 viteve do përfundojë autostrada Qafë-Morinë -Shkodër që do i japë dalje të shpejt në det Kosovës Perëndimore", tha ai. Berisha pohoi se lidhje të tjera janë në ndërtim dhe do ndërtohen. Berisha theksoi se falë pavarësisë së Kosovës, Ballkani po gjeneron stabilitet të plotë dhe premtoi lobimin e vazhdueshëm të diplomacisë shqiptare për njohjen e Kosovës.
"Prania e EULEX është një shans i madh për të ardhmen europiane të Kosovës. Diplomacia shqiptare do lobojë njohjen e Kosovës", tha ai.
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi arritjet e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë. "Kosova ka një periudhë të shkurtër si shteti i pavarur, por sukseset dhe arritjet i ka shumë të mëdha", tha ai. Berisha tha se në Kosovë po vihen parimet e decentralizimit dhe është krijuar një traditë të zgjedhjeve të lira. Kryeministri shqiptar tha se Kosova është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon.
Sipas tij BE, EULEX, KE kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, kontribut që vlerësohet nga Shqipëria e kombet e tjera. "EULEX dhe KFOR janë faktorë të rëndësishëm për mbështetjen e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s", tha ai.
Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha tha se presidenti Sejdiu erdhi në pushtet pas ndarjes nga jeta të Rugovës, por arriti të japë një kontribut thelbësor në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe konsolidimit të sistemit demokratike.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu përgëzoi nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale Shqipëri-Kosovë ditën e sotme. "Do ratifikoj shumë shpejt marrëveshjet e nënshkruara", pohoi ai.
Sejdiu falenderoi Berishën dhe qeverinë shqiptare për mbështjen që i është dhënë Kosovës.