Policia ekzekuton dy vendime të Gjykatës së Tiranës

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimet penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Fallsifikimit të dokumentave"dhe të "Mashtrimit me pasoja të rënda" për shtetasit Leonard Gjergji, 57 - vjeç, me profesion inxhinier ndërtimi dhe Pëllumb Ibrahim Çela, 56 - vjeç me profesion Inxhinier, administrator pranë një kompanie private.
Sipas burimevenga policia, në sajë të një hetimi si dhe nga tërësia e akteve të administruara nga seksioni Kundër Korrupsionit, ka rezultuar se në vitin 2007 shtetasi Pellumb Çela në bashkëpunim me shtetasin Leonard Gjergji, dyshohen se kanë fallsifikuar për qëllime përfitimi, Aktin e Kolaudimit për të përfunduar pallatin Nr.31 e ndodhur në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë.
Gjithashtu Policia e Tiranës njofton se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të personave të tjerë të implikuar. Vendimet e Gjykatës, për ndalimin e tyre u ekzektuan në banesë dhe në ambjentet ku ata ishin të punësuar.