“Biberaj”, KE vendos sot për kredencialet shqiptare
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do te vendose sot sesi do te veprohet me tej me kredencialet shqiptare ne kete Asamble. Ky vendim vjen pas vendimit Topallit për shkarkimin e kreut aktual të delegacionit shqiptar
STRASBURG-Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të marrë sot një një vendim përfundimtar lidhur me kredencialet e delegacionit shqiptar. Ashtu sic lajmërohet nga BBC, sot në mëngjes Asambleja do të qartësojë vendimin për Shqipërinë.
Ky vendim vjen pas vendimit të Kryetarjes së parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli për shkarkimin e kreut të deritanishëm të këtij delegacioni, deputetin demokrat Aleksandër Biberaj. Topalli emëroi në vend të tij deputetin tjetër demokrat, Ilir Rusmajli. Madje në mbledhjen e të hënës në Strasburg Shqipëria u përfaqsua nga dy delegacione.
Zonja Topalli tha se ky vendim ishte marrë për shkak 'të shkeljeve të rënda financiare në udhëtimet që zoti Biberaj ka bërë në mënyrë të paautorizuar, në emër të Kuvendit dhe që nuk kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e rregullt të delegacionit në seancat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës'.
Këto akuza janë hedhur poshtë nga zoti Biberaj si të pavërteta. Ai e ka akuzuar zonjën Topalli se ka ndërmarrë veprime arbitrare pa pyetur institucionet parlamentare, duke shkelur rëndë demokracinë.
Ngjarja është vlerësuar si e papreçedentë nga disa segmente të maxhorancës dhe opozitës.
Deputeti demokrat Besnik Mustafaj, ish-ministër i jashtëm, u vu në mbrojtje të zotit Biberaj.
Ndërsa opozita ka bërë përgjegjës edhe kreun e maxhorancës, kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ky veprim 'është një njollë për Shqipërinë dhe cënim i imazhit të saj'.
(d.b/BalkanWeb)