Bekam, "sms" trajnerit te Anglise: Shenova gol
I kenaqur, Devid Bekam i dergoi nje tekst mesazhi numrit dyte te kombetares se Anglise, Franko Baldini, per ta siguruar se kishte shenuar nje gol te bukur dhe me rendesi per Milanin. Bekam, 32 vjec, eshte rikthyer ne Seria A, sepse ai deshiron te luaje me Angline, ne nje miqesore ne muajin tjeter, ndaj Spanjes. Franko Baldini konfirmon se ka shkembyer mesazhe ne telefon me lojtarin, pas golit qe shenoi ndaj Bolonjes, ne ndeshjen e fundit. Baldini u shpreh: "Pas golit qe i shenoi Bolonjes, Devid me dergoi nje mesazh ku shkruante se ishte shume i lumtur qe shenoi dhe pyeste trajnerin e dyte te kombetares se Anglise: "Po ju e pate golin tim"?
Me tej trajneri, pjesetar i stafit te Kapelos shpjegon se i ka kthyer nje pergjigje ish-kapitenit te luaneve: "I thashe se edhe une i jam gezuar momentit te bukur, por Bekam duhet te luaje edhe disa ndeshje te tjera, para se te vendoset fati i tij."
Baldini nuk ka nguruar te bej ndonje shaka me lojtarin e Milanit: "Pastaj i thashe se vetem nje gol nuk eshte i mjaftueshem." Me tej ai pranon se Devid Bekam eshte vezhguar ne kete ndeshje nga asistenti anglez i kombetares, Italo Galbiati.
Baldini i eshte bashkuar njekohesisht edhe debatit per Bekamin, i cili i eshte bashkuar italianeve, dhe mund te largohet perfundimisht nga "La Galaksy". "Eshte e qarte se ne rast se qendron ne Seria A, do te jete edhe me mire per Devid."
Devid Bekam, qe ka zhvilluar gjithsej tre ndeshje me ekipin e Milanit, ka mundur te bej per vete tifozet kuqezinj. Fabio Kapelo vendosi perfundimisht qe ta shohe vete, ne ndeshjen e radhes ne "San Siro", ndaj Xhenoas.