E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ku ndryshoj une nga Edi Rama Eva Gjura

Me 23 qershor, shqiptaret me vote do te fshijne nga harta e dheut, murin e bllokimit dhe do te mbeshtesin platformen integruese te ndryshimit te madh, qe ofron Partia Demokratike. Keshtu u eshte drejtuar dje kryeministri Berisha, qindra e qindra shkodraneve dhe shkodraneve, te cilet ishin mbledhur te gjithe sebashku ne Pallatin e Sportit te ketij qyteti, per te festuar 22 vjetorin e themelimit te deges se kesaj partie per qytetin e Shkodres. I shoqeruar edhe nga kryetarja e kuvendit Topalli dhe deputete te tjere te ketij qarku, kryeministri Berisha, njeheresh edhe kryetari i PD-se duke lene te kuptohet se tashme fushata elektorale ka nisur, ka renditur gjate fjales se tij, disa nga arritjet me te suksesshme te punes tete vjecare te kesaj qeverie, si dhe arritjet qe kjo mazhorance do te realizoje ne mandatin e ardhshem. Duke iu drejtuar kryetarit te opozites, kryeministri Berisha u shpreh se dallimet mes tij dhe Rames, jane mjaft te medha, pasi ai mbeshtet dhe punon per integrimin dhe mireqenien e shqiptareve, ndersa Rama per bllokimin dhe skamjen e vendit. “Z.Rama, ndryshimi midis nesh eshte i madh, sa ndryshimi midis dites e nates. Ndryshimi midis ketyre burrave e grave dhe teje, eshte si ndryshimi i dites me naten, sepse keta te rinj, keta burra e gra, te gjithe sebashku duan me pak te varfer, ndersa ti do me pak te pasur. Keta djem e vajza, keto burra e gra, une bashke me ta, qeveria bashke me ta, punon cdo dite per te ndihmuar te varfrit, per te krijuar vende pune, per t’i nxjerre nga varferia, ndersa ti zoteri, premton shkaterrimin e shpejte te vendeve te punes, rritjen e taksave, agjenci speciale, taksa speciale, qe kurre nuk do t’i vendosesh”, eshte shprehur Berisha. Me tej Berisha eshte shprehur se, “ne jemi ndryshimi, z.Rama, sepse ne, me parimet qe besojme, me vlerat qe mbrojme, me perkushtimin tone, ia kemi dale keto kater vite te kemi rritje ekonomike kater here me te madhe se mesatarja e rajonit; ia kemi dale keto kater vite te jemi i vetmi vend ne rajon, ne te cilin eshte ulur dhe jo rritur papunesia. Kurse ti i nderuar zoteri, je i shkrete ne ide, i varfer ne mendime, je i pasur ne trillime, je i pasur ne mohime, je i pasur ne mashtrime. Ne jemi ndryshimi, sepse vetem shtate vjet me pare, Shqiperia kishte gjithsej 2430 kilometra rruge te asfaltuara, ndersa ne gjashte vite, ne ndertuan e asfaltuam mbi 10 mije kilometra rruge. Ne cdo skaj, ne cdo fshat, ne cdo qytet, ne do te asfaltojme rruget e qytetareve shqiptare”. Ne jemi ndryshimi,- tha Berisha me tej, - sepse ne nje hark kohor te shkurter, ne, qe nuk dinim as fjalen “Facebook”, jemi nje nga kombet me perdorim interneti me te larte. Sot komunikojme njeri me tjetrin me “Facebook” e te gjitha menyrat. Shqiperia dixhitale, ishte premtimi yne. Shqiperia ne zenitin dixhital, eshte premtimi yne i ardhshem. Duke u ndalur tek rrjeti social, Berisha tregoi nje mesazh qe i kishte mberritur ne “Facebook”, “pak dite me pare, nje qytetar i thjeshte, bir i ketij qyteti, i cili pas shume vitesh mergimi kishte ardhur ne Shkoder, me shkruante ne “Facebook”: Po te shkruaj keto fjale, qe me dalin nga zemra. Une kisha kohe qe nuk e kisha pare qytetin tim dhe as vendin tim. U ktheva ne Shkoder dhe pas nje darke me familjaret e mi, dola ne qytet. U mahnita me qytetin tim! Kurre, - shkruante ky djalosh shkodran - nuk mund te them se qyteti im kishte rilindur, se qyteti im nuk vdes kurre, qyteti im eshte mijeravjecar, por ai m’u duk nje mrekulli e vertete. U enda rrugeve e shesheve te tij per ore te tera, duke shijuar bukurite mahnitese te tij. E verteta eshte, se sot, ne nderojme se bashku nje dite te madhe lirie, por ne zemrat tuaja, ne shpirtin tuaj e te paraardhesve tuaj, drita e lirise kurre nuk u shua. Sa here qe une vij tek ju, mendja me shkon vetem tek qyteti blu, tek Shkodra blu, se blu eshte gjaku i qytetareve te saj fisnike, vajzave e djemve, burrave e grave te saj”. Berisha u ndal dhe tek situata ekonomike: “Keto vite ishin vitet e krizes me te thelle evropiane e me gjere, por ju me mundin e djersen, mencurine e perkushtimin tuaj dhe reformat e qeverise dhe mbeshtetjen e saj, ia dolet qe kesaj sfide t’i pergjigjeni ne menyren me serioze. Ne jemi ndryshimi, sepse edhe ne ditet e kulmit te krizes, Shqiperia pati rritje ekonomike kater here me te madhe se rajoni”.

Z.Rama, ndryshimi midis nesh eshte i madh, sa ndryshimi midis dites e nates. Ndryshimi midis ketyre burrave e grave dhe teje eshte si ndryshimi i dites me naten, sepse keta te rinj, keta burra e gra, te gjithe sebashku duan me pak te varfer, ndersa ti do me pak te pasur. Keta djem e vajza, keto burra e gra, une bashke me ta, qeveria bashke me ta punon cdo dite per te ndihmuar te varfrit, per te krijuar vende pune, per t’i nxjerre nga varferia, ndersa ti zoteri, premton shkaterrimin e shpejte te vendeve te punes, rritjen e taksave

Topalli: Shkodra kontribut ne renien e komunizmit

Ne 23 vjetorin e rrezimit te bustit te Stalinit ne Shkoder, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vleresoi levizjen antikomuniste. Sipas saj, qyteti i Shkodres ka qene i pari ne levizjet kunder regjimit dikatorial ne vend. Gjate ketij takimi, ku moren pjese drejtues te pushtetit vendor dhe deputete te Partise Demokratike te ketij qyteti, jane ndare kujtimet e asaj periudhe. “Ne emer te Kuvendit te Shqiperise, dua te falenderoj gjithe qytetin tim, te gjithe qytetaret qe iu bashkuan protagonisteve, ne menyre te vecante te perulem me shume mirenjohje dhe respekt ndaj atyre burrave, qe jane sot ketu me shume thjeshtesi, sikur te kishin bere nje gje te zakonshme, por ne fakt vepra e tyre eshte historike, e madhe e thelle. Ndryshoi kohen. Ndryshoi vendin, na ndryshoi jeten te gjitheve”, - vleresoi Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›