Ruci: Emigrantet te marrin pjese ne votime Qamil Xhani
Kreu i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Gramoz Ruci, u ka bere apel emigranteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi, qe ne zgjedhjet e qershorit, te marrin pjese ne votime. Ne Asamblene e Partise Socialiste, Dega Greqi, e cila u zhvillua ne qytetin Larisa, Ruci ka theksuar se emigrantet jane pjese e rendesishme e vendit dhe kane te drejte te jene ne votime dhe te thone fjalen e tyre. Duke u shprehur i sigurt ne fitoren e PS-se, Ruci ka shprehur bindjen se votat e emigranteve kane rendesine e tyre ne fitoren e PS-se dhe i ka uruar; “Paci kemben e mbare”. Ne fjalen e tij, kreu i Asamblese Kombetare eshte ndalur dhe situaten politike ne vend, duke theksuar se mazhoranca aktuale, e ka futur vendin ne krize ekonomike, si pasoje e korrupsionit te larte ne vend. “Per fat te keq 100-vjetori na gjeti me nje shtet jo ne sherbim te qytetareve, por ne sherbim te pushtetareve. Na gjeti si vendin me te korruptuar, jo ne Ballkan, por ne gjithe Evropen, na gjen me nje papunesi te shtuar, na gjen me nje varferi te skajshme, ne gjen me nje jetese te shtrenjtuar. Ne fund te fundit na gjeti ne udhekryqe”, u shpreh Ruci. Ai u shpreh se eshte e pafalshme qe pas 22 vitesh, ne Shqiperi ende diskutohet per lirine e zgjedhjeve. “Sot e kesaj dite, per 22 vjet ne vazhdojme te diskutojme: Do bejme zgjedhje, apo s’do bejme zgjedhje, do i bejme te lira, apo s’do i bejme te lira, do manipulohen zgjedhjet apo nuk do manipulohet zgjedhjet. Dhe e gjitha kjo, pas 100 vjetesh shtet dhe pas 22 vjetesh demokraci”, tha Ruci. Kreu i Asamblese Kombetare te PS-se, u shpreh se qeverisja e Partise Demokratike ka sjelle dyfishim te cmimeve dhe e ka bere me te veshtire jetesen e qytetareve ne vend. Nga ana tjeter, Ruci ka shtuar se kryeministri Sali Berisha, eshte politikani qe nuk ka mbajtur premtimet as per 100-vjetorin e Pavaresise. Sipas tij, nuk jane mbajtur premtimet per ndertimin e Bibliotekes Kombetare, Parlamentit te ri dhe stadiumit. Sipas tij, mazhoranca “nuk po sundon me zgjedhje, por me vjedhje”. Ne takim, ka qene i pranishem dhe Sekretari i PS-se per Emigracionin, Erion Veliaj. Ai u shpreh se Partia Socialiste eshte e vetmja force politike qe ka nje program per emigracionin dhe qe ndodhet kaq prane komunitetit shqiptar ne Greqi. Sipas tij, kjo gje vjen per shkak se drejtuesit e PS-se, e kane provuar vete emigracionin dhe i njohin problemet e qytetareve shqiptare jashte vendit. “Partia Socialiste eshte nje parti qe jeton me emigracionin. Kryetari i PS-se eshte dikush qe ka qene emigrant, 70 per qind e grupit tone parlamentar, ka jetuar nje pjese te jetes se tyre ne emigracion. Kjo e ben PS-ne, parti te vertete ne ceshtjen e emigracionit. S’kemi pare asnjehere ne emigracion, as Sali Berishen, as Jozefina Topallin, as ministrat e tyre”, tha Veliaj.