E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lalla Si hetuam Ramen Priftin e Tartarin

Kryeinspektori i ILDKP-se Adriatik Llalla ka deklaruar se verifikimet e pasurive te zyrtareve publike dhe personave te tjere te perfolur eshte bere ne baze te shortit te hedhur muaj me pare.

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Llalla ka bere te ditur se verifikimet per kryetarin e bashkise se Tiranes Edi Rama per ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti dhe per shtetasit Arjan Tartari dhe Rasim Hamzaraj jane bere ne baze te informacioneve te marra ne rruge ligjore.

Rastet ishin nen hetim dhe kaluan ne proces kontrolli per shkak te perzgjedhjes nga shorti ne muajin prill dhe per shkak te informacioneve te marra nga media dhe burime te tjera te ligjshme. Shkelesit jane bere te njohur per publikun ne media ka pohuar Llalla.

Kryeinspektori ka nenvizuar se institucioni i drejtuar prej tij po verifikon edhe pasurite e personave te tjera madje duke derguar edhe disa dosje ne institucionin e akuzes.

Prej nesh jane derguar ne prokurori dosjet per 4 zyrtare te administrates shteterore ndersa ndaj 4 te tjereve jane vendosur ndeshkime te parashikuara me ligj. Ne institucionin tone is politikanet edhe nenpunesit nuk kane diference te gjithe jane te barabarte per subjektin deklarues ka saktesuar Llalla i cili ka sqaruar edhe verifikimin e kryer mbi ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti i cili u gjobit me 300 mije leke nga ILDKP.

Ne rastin e subjektit Prifti lidhur me pasurine e bashkeshortes se tij dhe me emerimin e shtetasit Rasim Hamzaraj kemi marre masat e parashikuara. Ne kemi kryer gjithe verifikimet lidhur me kete rast ashtu sic kemi kryer verifikime edhe per cdo rast tjeter dhe kemi nxjerre konkluzione te bazuara ne prova ka saktesuar Llalla.

Sipas tij ne rastet e zyrtareve te dyshuar veshtiresia e ILDKP-se ne verifikim qendron ne faktin se ata e fshehin pasurine ne emer te personave te tjere te lidhur me ta.

Per kete ceshtje ka saktesuar Llalla ky institucion ka ndermarre nje sere iniciativash per te ndeshkuar edhe personat qe bashkepunojne ne fshehjen e pasurise.

Ne rastet e zyrtareve veshtiresia eshte kur pasuria e zyrtareve fshihet nga persona te lidhur me subjektin deklarues. Kjo sjell veshtiresi sepse ligji aktual nuk parashikon penalitet per personat e lidhur me zyrtaret. Per kete ceshtje ne kemi ndermarre nje nisme qe te parashikohet ndeshkimi edhe per personat e lidhur me qellim qe ata te deklarojne pasurine e tyre kur kemi dyshime se zyrtaret e fshehin pasurine ne menyre te paligjshme ka deklaruar Llalla.

Duke theksuar se institucioni i drejtuar prej tij nuk ka pasur asnje presion politik ose mediatik Llalla ka shtuar se ILDKP ka derguar ne Kuvend propozime per ndryshime ne Kodin Penal.

Ne fund te muajit dhjetor ne do te publikojme nje raport mbi verifikimet e bera mbi 18 zyrtare te niveleve te ndryshme mes te cileve edhe presidenti i Republikes. Nderkohe kemi derguar ne Kuvend propozimet per ndryshimet ne Kodin Penal dhe shpresojme qe deputetet te miratojne amendamentet e duhura ka shtuar Llalla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›