Topi ne Britani viziton BERZH-in

BERZH qe prej nisjes se aktivitetit ne Shqiperi eshte perfshire ne 49 projekte me vlere 550 milion euro.
Fillimisht kreu i shtetit shqiptar ka nenshkruar librin e personaliteteve qe vizitojne kete banke ku edhe ka lene nje shenim.
I shoqeruar nga ambasadori Zef Mazi takimi ka vijuar ne nje prej zyrave te BERZH-it ku eshte diskutuar per vijimin e nje ser projekteve ekzistuese dhe te reja ne Shqiperi.
Claudio Viezzoli drejtor i kesaj banke per Ballkanin Perendimor ka folur rreth nje prej projekteve me te fundit te BERZH ne Shqiperi ne dhenien e nje kredie me vlere 50 milion euro e cila po perdoret per ndertimin e 500 kilometra rruge ne zonat rurale.
Antaresimi i Kosoves ne BERZH i eshte parashtruar nga presidenti Topi te pranishmeve ne takim si nje domosdoshmeri.
Ky anetaresim ka nje rendesi te madhe jo vetem per zhvillimin ekonomik te shtetit me te ri ne rajonin e Ballkanik por edhe ne kuader te projekteve rajonale ka theksuar zoti Topi.
Kreu i shtetit shqiptar dhe zoti Mirov diskutuan edhe rreth angazhimit te BERZH-it ne sektorin bankar shqiptar si dhe mbi rendesine e perqendrimit te vemendjes nga banka ne sektorin privat dhe perspektivave te zhvillimit ekonomik rajonal ne teresi.