E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier Shkolla e Bashkuar mbytet nga plehrat

Gjendje skandaloze paraqet Shkolla e Mesme e Bashkuar ne fshatin Kafaraj te Komunes Frakulle ne Rrethin e Fierit.

Mbeturinat dhe sasira te medha me inerte ndodhen jo vetem ne oborrin e shkolles por edhe ne brendesi te banjave te saj.

Plehrat nuk kane zene vetem qoshet dhe skutat por edhe sheshin kryesor si dhe nje pjese te territorit te brendshem.

E sikur te mos mjaftonte me kaq ne kete shkolle ku mesojne mbi 500 nxenes mungon edhe uji. Kjo eshte nje mangesi me shume per shkollen qe evidentohet nga punonjesja sanitare e ketij institucioni.

Mesohet se jane vete nxenesit ata qe e frekuentojne kete shkolle dhe qe e pastrojne ate jo vetem ne mjediset e klasave por dhe te korridoret e shkolles.

Ne shkollen tone ka probleme per sa i perket ujit dhe banjat jane ne gjendje skandaloze per mungese te ujit dhe te pastrueses. Ne vete perpiqemi per ta pastruar ambientin ku kalojme gjysmen e dites. Pastrojme klasat korridoret dhe ne disa raste edhe oborrin por e kemi te pamundur te pastrojme edhe banjat tha Valentina Velo nxenese.

Problemi per shkollen tone lidhet me mbeturinat dhe ndotjen qe ato shkaktojne. Jemi ne rrezik nga nje mungese totale e higjienes dhe e kushteve qe lidhen me te tha Alberti nje tjeter nxenes.

Nxenesit dhe mesuesit apelojne dhe thone se ndihen te rrezikuar nga shfaqja e ndonje semundjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›