Berisha Kukesi eshte qyteti me potenciale te shumta do katerfishojme investimet
“Aleanca për Qytetarin” ka prezantuar sot në Kukës kandidatin e saj për kreun e Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj. Në këtë prezantim ka qenë i pranishëm Kryeministri, Sali Berisha. Halilaj tha se me punën e 4 viteve u rikthyer besimi i qytetarëve të Kukësit tek Bashkia. Halilaj përmendi investimet bëra në këtë zonë,ku veçoi rrugën e Kombit e cila i ka dhënë nj mundësi shumë ët madhe zhvillimit Kukësit dhe gjithë qarkut. Ai kërkoi votat për një mandat tjetër në krye të Bashkisë, për të rritur me tej investimet.
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij tha se përkulem me mirënjohje para jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme që Kukësi i ka bërë Partisë Demokratike nga dita e themelimit deri më sot. “Kjo mirënjohje dhe ky nderim e respekt, me përkushtimin më të madh do t’ju shpërblejmë siç e meritoni, unë dhe qeveria shqiptare. Jam sot këtu për të paraqitur, kryetarin aktual Zotin Hasan Halilaj si kandilat për zgjedhjet. Vij këtu për të zotuar para jush se në 4 vitet që vinë se investimet në rrugët e këtij qyteti, në komuna dhe shtatave do të katërfishohen. Çdo qytetar do ët udhëtojë në rrugë të shtruara. Në 4 vitet që vijnë çdo familje e Kukësit do të furnizohet me ujë të pijshëm. Do të ndërtojmë rrugën Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, të gjitha komunat dhe fshatrat do ti lidhim me akset kombëtare” , tha Kryeministri.
Me tej ai premtoi ndërtimin e çdo shkollë në këtë zonë si dhe rritje të investime në sektorin e turizmit, pasi prioriteti qeverisë është Kukësi turistik.
Kryeministri tha se arritëm të jemi anëtarë të NATO-s dhe të lëvizim të lirë në Europë. Kryeministri tha se ja arritëm të dyfishojmë rrogat dhe pensionet. Kryeministri tha se Shqipëria është vendi më pasuritë më të mëdha natyrore turistike.
“Do të vazhdojmë punën për të ardhmen tonë të shkëlqyer. Kukësi është qyteti me potenciale të shumta. “, tha Kreu i qeverisë.