E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Plotesoni standardet per anetaresimin ne BE

Nëse vendi ynë kërkon shpejt të anëtarësohet në BE, më parë duhet të plotësojë reformat dhe rekomandimet e BE-së. Është, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui që ka kërkuar sot nga klasa politike në vend plotësimin e standardeve për të marrë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në tryezën e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), për impaktin e liberalizimit të vizave, Sequi ka vlerësuar se heqja e vizave ishte një hap i rëndësishëm, por për t’u bërë pjesë e BE-së duhet që të kryhen reformat e kërkuara.

Ai ka theksuar se pjesë e integrimit është edhe garantimi i të drejtës së pronës në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë të drejtat në vendin e tyre. “Liberalizimi i vizave është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta. Heqja e vizave është hapi i parë në procesin e integrimit ndërkohë duhen të ndërmerren reforma të tjera. Anëtarësimi në BE ka të bëjë me pjekurinë e demokracisë” theksoi Sequi.

Ambasadori tha se raporti i KE-së për lëvizjen e lirë do të publikohet në muajin qershor, ndërsa shprehur besimin se ky dokument do të jetë pozitiv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›