E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetime për vjedhjen e ambasadës daneze

Ende nuk dihet shkaku i vjedhjes së kompjuteritnë ambasadën daneze, pasi mbetet mister materialet që ai ka pasur. Ndërsa policia e Tiranës në bashkëpunim edhe me oficerë të policisë gjyqësore të prokurorisë kanë nisur hetimin për të zbardhur këtë ngjarje. Kanë marrë gjurmët e gishtrinjëve që janë gjetur në dhomën ku është vjedhur lap-topi si dhe më pas i kanë dërguar ato në laboratorin e kriminalistikës për të bërë krahasimin ku do të shihet nëse autori është kontigjent policie ose jo. Danimarka vendi i cili njihet si shtet me më pak vjedhje për të mos thënë asnjë si dhe vendi në të cilin nga bilancet në 10 vjet nuk ka pasur asnjë vrasje, ambasadës së këtij shteti në Tiranë i vidhet një kompjutër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›