E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kundër meje janë grumbulluar mbeturinat. 25 parti të koalicionit të tyre skanë qenë kurrë në zgjedhje

Kryeministri Sali Berisha sheh ngjalat- faqe 4Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Lezha se ai do ia ngecë në fyt halat e Lalzit Edi Ramës.

Berisha përsëriti se kundër tij janë grumbulluar të gjithë mbeturinat, ndërsa shtoi se aleanca e tyre është aleancë e vlerave.

Ne ecim drejt 23 qershorit të sigurt në fitoren tonë, jo vetëm se ne në mbarë vendin nga jugu në veri nga perëndimi në lindje të vulosim, të firmosim ndryshimin e madh, por sepse ne kemi hartuar vizionin e shkëlqyer për 4 vitet që vijnë të Shqipërisë së zhvilluar të punësimit, të integrimit. Ne kemi sot aleancën më të gjerë në historinë e vendit më të vërtetë në histori. Qendra dhe e djathta shqiptare u bashkuan rreth atyre parimeve, të cilat kanë vënë që ky vend të dalë nga honet e mjerimit në horizontet e zhvillimit, deklaroi Berisha.

Ai tha se në koalicionin e majtë janë 25 parti që nuk kanë garuar kurrë në zgjedhje. Berisha tha se Rama ka në koalicion katër parti komuniste dhe tre parti vrasësish.

Kryeministri ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se frikën më të madhe e ka nga vota e qytetarëve.

Zoti Rama, urdhëro votimin online të emigrantëve. Ti frikën më të tmerrshme e ke nga vota dhe nga kjo nuk të shëroj dot. Nga kjo do të shërojnë shqiptarët, vijoi më tej shefi i qeverisë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›