Berisha: Kupola afër Ramës urdhër kundër amnistisë
Kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se ka udhëruar grupin parlamentar që të mos votojë ligjin për amnistinë fiskale pasi nga ligji nuk përfitojnë vetë ata.
Duke folur në seancën plenare, kryeministri Berisha duke i bërë thirrje deputetëve socialistë të votojnë amnistinë theksoi se, sa të jetë kjo qeveri asnjëherë nuk do të amnistohen paratë e politikanëve.
“Krerë të kupolës duan që të amnistohen paratë e politikës por nëse mendoni që ne do amnistojmë këto para vijnë nga krimi dhe droga gaboheni” theksoi Berisha.
Ai ka akuzuar deputetët socialist se janë duke mbrojtur paratë e tyre prandaj dhe nuk duan të votojnë ligjin për amnistinë.
“Unë ju bëj thirrje të mbështesni biznesin që nuk është klientelist. Lini politikën mënjanë, dilni në aspektin social, votoni për njerëzit në nevojë” iu drejtuar kryeministri Berisha deputetëve socialistë.