E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Bujar Nishanin si ministër të brendshëm

Presidenti Topi dekreton emërimin e Bujar Nishanit në krye të ministrisë së brendshme. Dekreti i presidentit vjen pas propozimit të kryeministrit Berisha për rikthimin e Nishanit në postin e ministrit të brendshëm.
 

Në dekretin e presidentit thuhet se “në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, Zoti Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë, shkarkohet nga detyra dhe emërohet ministër i brendshëm.
 

Gjithashtu presidenti Topi ka dekretuar edhe shkarkimin Lulzim Bashës nga detyra e ministrit të brendshëm.
 

Ndërkohë më herët në Kuvend kryeparlamentarja Topalli theksoi se menjëherë sapo kreu i shtetit të dekretojë do të thërrasë menjëherë deputetët në parlament për të miratuar emërimin e Bujar Nishanit në krye të ministrisë së brendshme.
 

Para zgjedhjeve parlamentare të 2009 Bujar Nishani ka mbajtur postin e ministrit të brendshëm, ndërsa me riformatimin e qeverisë, ai u emërua në krye të ministrisë së drejtësisë duke e marrë këtë post Lulzim Basha, i cili e mbajti deri në prag të çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›