E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kur mora vesh që Rama ishte me Italinë, e dija rezultatin e ndeshjes pa nisur

Share

Berisha ndjek ndeshjen me te rinjte e FRD

Kryeministri zbulon se stafi i Ramës i çon SMS për ti treguar se me kë është Rama në ndeshje. Berisha tha se takimi mes Spanjës e Italisë ishte ndeshja më e bukur që kishte parë ndoënjherë

Deputetët e pazëshëm të Partisë Demokratike, të paktën pëshpëritën diçka e qeshën sot kur Berisha foli për sportin. Se kur ai flet për gjëra të tjera, rrinë si nxënësit në periudhën e soc-realizmit kur dëgjojnë mësuesin.

Berisha foli për ndeshjen mes Spanjës dhe Italisë, duke thënë se ishte ndeshja më e bukur që kishte parë ndonjëherë.

Para se të kalojmë në problemet thelbësore, nuk mund të mos them dy fjalë për ndeshjen e mbrëmshme, e cila ishte një eveniment botëror për futbollin, ishte botëror sepse përballeshin mbrojtja më e mirë me sulmin më të mirë. Majlinda, nuk e prisja të të kisha në mbledhje sot nga dëshpërimi. Ajo që të bën përshtypje është se aty ku rrija unë në tavolinë, vetëm Fabiani ishte me Spanjën. Por, në atë lojë, për mua, se unë nuk shoh shumë, ishte loja më e bukur që kam parë në jetën time, tha Berisha, që e ndoqi ndeshjen e djeshme në krah të Gerta Koçit dhe të rinjve të Forumit Rinor Demokratik.

Duke zbuluar sjelljen e vërtetët të të rinjve të partisë së tij, Berisha tha se ata u bënë me Spanjën të gjithë pjesën e dytë, edhe pse ishin me Italinë. Mos të harrojmë se Berisha u tha që në fillim se ishte me Spanjën. Berisha tha se kur mori vesh që Rama ishte me Italinë, e kuptoi se cili do ishte rezultati i ndeshjes pa nisur.

Pjesën e dytë u bënë të gjithë me Spanjën. Jo se tradhtuan Italinë, nuk i rezistuan dot lojës të papërsëritshme.

Në fillim të ndeshjes më vjen mesazhi direkt nga stafi i Edi Ramës. Rama thotë e deklaroi se është me Italinë. E mora vesh rezultatin sapo e tha. Më thanë me kë je ti, unë jam me atë që fiton. Më të bukurën e thotë Fabiani, pasi loja po përfundonte, u thotë shokëve që fituesi i merr të gjitha. Kurorë futbolli si kjo kohërat nuk mbajnë mend. Majlinda mbeti më e dëshpëruara, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›