Fahri Balliu, ish-propagandisti i Enverit kryqëzon regjimin e Enverit
Nga Eduard Zaloshnja
Fahri Balliu, botues i të përditshmes 55, në një intervistë për revistën Diplomatic World, ka dhënë shpjegime për mënyrën sesi funksionoi regjimi komunist në Shqipëri, krahasimisht me vende të tjera. Ja çthotë Balliu:
“Bota komuniste u bë, në tërësinë e saj, identike gjithandej, pavarësisht vendit ku ky sistem u aplikua në Bashkimin Sovjetik, në Kinë, në Korenë e Veriut, në Shqipëri. Por diktatori shqiptar Enver Hoxha kishte një të veçantë; ai instaloi një regjim terrori absolut përgjatë 46 viteve. Ai mbeti stalinist edhe kur regjimi stalinist ra në Bashkimin Sovjetik. Ai e izoloi vendin në një mënyrë të pashembullt, dhe varfëroi popullin jashtë çdo logjike, realizoi një kolektivizim total, jo vetëm në ekonomi, por edhe në shpirtin e çdo individi. Ai ngriti kultin e individit, i cili prodhonte veç tmerr. Një pjesë e madhe e popullsisë jetonte në kampe internimi, riedukimi, apo në burgjet e regjimit, të cilat bënin madje edhe varje publike. Numri i dënimeve arbitrare të aplikuara gjatë asaj kohe, edhe sot të shkakton të dridhura në trup. Ai nuk e kishte për gjë të eliminonte kunatin apo bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, mjaftonte vetëm një fije dyshimi të kishte në mendje dhe më pas të ngjalleshin ndjenjat e tij kriminale. Dhe e gjitha kjo ndodhte në kontinentin evropian. Për të qenë i sinqertë, dua të them se nuk ishin të paktë ata që në atë kohë janë treguar indiferentë me atë çka ndodhte në Shqipëri. Vonesa e vendit dhe mbërritja e vonshme e demokracisë në Shqipëri janë pasojë e atij regjimi kriminal.
Të bën përshtypje në këtë paragraf pjesa ku Balliu thotë se don të jetë i sinqertë dhe vazhdon të thotë se nuk ishin të paktë ata që në atë kohë janë treguar indiferentë me atë çka ndodhte në Shqipëri. Që të jetë tamam i sinqertë, Balliu duhet të përmendë edhe ata që jo thjesht ishin indiferentë, por që i shërbyen me shumë zell regjimit të Enver Hoxhës. Si për shembull veten e tij, që i shërbeu regjimit si propagandist në fletushkën e Enverit Zëri i Popullit.

Fahri Balliu duke ngrene pace e pilaf