E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kutitë nuk hapen. Do fitoja një tjetër mandat, nëse do hapeshinNga TemaKryeministri shqiptar, Sali Berisha, e ka quajtur paradoksal qëndrimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin dhe thotë se nuk do të ketë asnjë kompromis me të lidhur me

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Kutitë nuk hapen. Do fitoja një tjetër mandat, nëse do hapeshinNga TemaKryeministri shqiptar, Sali Berisha, e ka quajtur paradoksal qëndrimin e opozitës për të bojkotuar parlamentin dhe thotë se nuk do të ketë asnjë kompromis me të lidhur me vendimet e gjykatave.
Duke folur për BBC nga Kopenhaga, ku po merr pjesë në Samitin për Klimën, zoti Berisha tha se ai e inkurajon opozitën që të punojnë së bashku për të çuar përpara afrimin e Shqipërisë me BE.
“(Opozita).. ka vendosur të bëjë opozitë jashtëparlamentare duke deklaruar se e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ky është qëndrimi më paradoksal”, - tha zoti Berisha për BBC.
“Qeveria ka bërë ofertën e saj dinjitoze për rikthimin e opozitës në parlament dhe e mirëpret”, - tha ai.
Kreu i Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, kërkon me ngulm në deklarimet e tij të herëpashershme që zoti Berisha të pranojë të hapë kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit ose përndryshe duhet të largohet nga pushteti.
Zoti Berisha tha se, pas marrjes së pyetësorit nga BE ai i ka bërë “publikisht thirrje zotit Rama që të dalim në një konferencë të përbashkët shtypi e ta përshëndesim dhe të shprehim gatishmërinë për të punuar së bashku.”
Ai tha se shumica është e gatshme për bashkëpunim me opozitën, por e përjashtoi mundësinë e një kompromisi të mundshëm për kërkesën e opozitës që një komision parlamentar të hapë kutitë e votimit si pjesë e hetimeve për parregullsitë në zgjedhje.
“Kushtetuta nuk e lejon këtë, ligji organik i komisioneve parlamentare nuk e lejon këtë, pra unë nuk mund të them se do të jetë çështje kompromisi shqyrtimi politik i vendimeve të gjykatave”, - tha zoti Berisha.
“Jam i sigurt se, në qoftë se hapen kutitë dhe rinumërohen (votat), unë do të fitoja një mandat në Fier, por nuk më lejon mua, nuk ka ndodhur kurrë që politikisht të shqyrtohet një vendim gjykate”, - tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›