E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ky vitrekord të turistëvenë Shqipëri

TIRANE-Ndersa duhet dhe nje gati qe muaj qe te shenohet mbyllja e sezonit turistik ne vend, Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e radhës së qeverisë se vera 2010 shënoi numrin rekord të vizitorëve që pushuan në brigjet shqiptare. Sipas Berishes, turizmi është një nga degët kryesore të ekonomisë
“Ky është viti i parë në historinë tonë që Shqipëria ka patur më shumë vizitorë se sa ka banorë”.

Sipas kreut të qeverisë kjo u arrit nga disa kritere, nga investimet e qeverisë në infrastrukturë dhe nga cmimet e arsyeshme që zonat bregdetare vunë në dispozicion të pushuesve. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë i kalojnë 1 miliard euro nga Velipoja deri në Ksamil.

“Afro 1 miliard euro investime në infrastrukturë dhe kjo tërhoqi më shumë vizitorët në vendin tonë. Por mos harrojme që këtë vit dhe cmimet ishin të arsyeshme për pushuesit”.

Berisha theksoi gjithashtu se resurset buxhetore që pritet të pësojnë rritje nga turizmi i madh që u shënua këtë verë do ndikojnë direct në buxhetin për vitin e ardhshëm. “Vendi po krijon imazh pozitiv. Turizmi është burimi pozitiv i të ardhurave për buxhetin e vitti 2011”.
Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot nga të gjitha ministritë të investojnë për fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve turistike në vënd.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›