Ngjarja në Sukth, arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur pas tre ditësh arrestimin e personit që tentoi të bënte grabitjen e një pike këmbimi valutor dhe pasi nuk arriti qëllimin e tij, terrorizoi banorët me granatë dhe plagosi një shoferin e një taksie në përpjekje për tu larguar nga ngjarja.
Autori është Eduard Hasa, 23 vjeç lindur Dibër dhe banues në lagjen pesë në Sukth, njofton Policia e Durrësit. Hasa është arrestuar mbrëmjen e djeshme në momentin që ka qenë duke hyrë në shtëpinë e tij.
Sipas policisë Hasa është person me precedent penal. Ai ka qenë më parë i akuzuar për mbajtje lëndësh eksplozive dhe armëmbajtje pa leje.
Hasa, dy ditë më parë tentuar të vjedhë duke vënë në përdorim një armë zjarri një lokal Exchange-i "Money Gram", pronë e 55 vjeçarit me iniciale H. Salillari, banues në lagjen Perimore në fshatin Sukth të Durrësit.
"Pasi qëlloi me armë në ambientin e lokalit, ka dalë jashtë dhe ka tentuar të largohet me një "taksi" Benz 240, me targë DR5163D, por ka hasur në rezistencën e pronarit të automjetit, 50 vjeçarit Mehmet Meta, banues në fshatin Sukth i Ri në Durrës", thuhet në njoftimin e policisë.