E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizoi me granatëbanorët e Sukthitarrestohet agresori

DURRES-Sot në Durrësi është arrestuar personi që terrorizoi dy ditë më parë banorët e zonës se Sukthit duke kërcënuar se do të shpërthente një granatë që mbante në duar.

Efektivët blu kanë arrestuar si autor të ngjarjes shtetasin Eduart Hasani 23 vjec nga Dibra. Prangosja e tij u bë në banesën e të riut në Durrës.

I riu mbrëmjen e 16 Gushtit tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valuator, dhe më pas plagosi me armë zjarri një drejtues taksie duke mundur të cajë rrethimin e policisë pasi kërcënoi me granatë në duar efektivët.

Hasani rreth orës 20:35 të mbrëmjes së 16 Gushtit i armatosur me kallashnikov dhe me një granatë dorë ka hyrë në ambientet e këmbimit valutor “Money Gram” që ndodhet në qendër të Bashkisë së Sukthit. Ai ka tentuar të grabisë pikën e këmbimit valutor shumë e frekuentuar, sidomos tani nga ardhja e emigrantëve.

Sipas policisë lokale, grabitësi është futur brenda por ka hasur në rezistencën e punonjësve, të cilët nuk e kanë lejuar të marrë paratë. I gjendur para një situate të tillë, autori i krimit ka reaguar duke qëlluar në ajër. Njëri nga plumbat goditi në këmbë taksistin Mehmet Meta që në atë moment ndodhej afër pikës, pranë automjetit të tij. Ndërsa, i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, banorët rrethuan agresorin si dhe sinjalizuan policinë për ngjarjen. Grabitësi sapo ka dëgjuar sirenat e policisë është bërë më agresiv. Ai ka kërcënuar banorët se do të qëllonte mbi ta, nëse nuk do i hapnin rrugën. Më pas ai mundi të largohet për tu arrestuar pas dy ditësh nga efektivët blu si autori kryesor për agresionin me armë dhe plagosjen që kreu në qëndër të Sukthit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›