Pëson infarkt në det, vdes 14 vjeçarja

Një 14 vjeçare ka humbur jetën në Ksamil nga një atak kardiak pak sekonda pasi doli nga deti.
Ngjarja ndodhi dje pasdite teksa, Laura Pasha po zhytej në det bashkë me 2 motrat e saj. Babai i tre vajzave, Luan Pasha ndodhej në bregun e detit duke pritur daljen e vajzave nga deti. Pak pasi 14 vjeçarja Laura doli në breg të detit, ajo është rrëzuar duke mos u përmendur më. Mjekët konstatuan se vajza humbi jetën për shkak të një infarkti në zemër. Mjekët thanë se vdekja mund të ketë ardhur pasi konsumimit të tepërt të ushqimit nga ana e vajzes dhe më pas futjen menjëherë në det për t'u larë.