E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: LaCivita, faktor botëror elektoral

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu tha sot se Chris LaCivita është kryestrategu i fushatës elektorale të fitores së PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Sipas Berishës “Chris LaCivita është faktikisht faktor botëror elektoral. Kjo nuk mund të mohohet”.

Berisha u shpreh më tej se LaCivita “arriti që të mbikalojë një Everest të një propagande të shfrenuar, të pandalshme mashtrimesh, censurash kundër presidentit Trump”.

Kryedemokrati duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, i bëri ftesë kryeministrit Edi Rama që të “vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme”.

“Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë…U ofron shqiptarëve integrimin evropian me largimin nga Shqipëria dhe integrimin në Europë të tyre”, tha Berisha.

“Edhe njëherë i bëj thirrje medieve, monologjet e tij t’i hedhin në kosh nëse ai nuk pranon konferencat me gazetarët”, tha Berisha.

“Dhe më në fund me Lul Bravën. Pra, në momentet më serioze për një komb, siç janë fushatat elektorale, që duhet të mësojnë se çfarë bëjnë forcat politike për 4 vite, ai servir hardhuca dhe bretkosa dhe thashë edhe njëherë të mos ia themi emrin, tallje me të, mashtrime, gënjeshtra. Por 11 maji po vjen, shqiptarët do i presin biletën”, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›