E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beci: Shkodra gati për hapin e madh për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës, Benet Beci u bëri thirrje sot të rinjve të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit.

Në takimin me të rinjtë shkodranë për të prezantuar skuadrën e re për Shqipërinë në BE, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Beci i ftoi që ta bëjnë fushatën për zgjedhjet e 11 majit “një betejë për të ardhmen tonë, të tregojmë që Shkodra është gati për këtë hap të madh”.

“Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe bashkë do t’ia dalim me një superekip të kandidatëve të PS-së. Vetëm dy janë kandidatët për deputetë që garojnë për mandatin e dytë, 13 të tjerët e kanë për herë të parë këtë sfidë. Gati 50% e listës janë vajza dhe gra dhe pjesë e listës janë edhe kandidatë nga platforma “Deputeti që duam” dhe përfaqësues të Akademisë Politike të PS-së”, tha Beci.

Beci u shpreh se “kemi mbajtur në konsideratë kandidatë nga profesione të ndryshme si juristë, ekonomistë, mjekë, stomatologë, inxhinierë, ushtarakë e sipërmarrës, nga të gjitha profesionet”.

Lista e kandidatëve të PS-së për qarkun e Shkodrës:

Lista e Mbyllur:

  1. Marjana Koçeku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Çela
  4. Bujar Rexha

Lista e Hapur:

  1. Edona Bilali
  2. Ervin Doda
  3. Holta Duda
  4. Frrok Gjini
  5. Besmir Lesha
  6. Marjan Ndërshtiqaj
  7. Vera Ndreca
  8. Kejsi Spahija
  9. Enertil Cani
  10. Shkelqim Sterkaj
  11. Adnan Shullani

/k.s//r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›