E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Le të urojmë që regjimi iranian të marrë ndëshkimin e merituar

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit ndaj rezidencave dhe qendrave të udhëheqësve të regjimit teokratik të Iranit.

“Sot në mëngjes, agjencitë e lajmeve njoftuan se forcat ajrore të Izraelit dhe të SHBA kanë bombarduar rezidencat dhe qendrat e udhëheqësve diktatoriale teokratikë të ajatollahëve të Iranit”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se, ky regjim ka shkaktuar vrasjen e shumë të rinjve dhe qytetarëve të vet, dhe u shpreh i bindur se ndërhyrja e forcave ndërkombëtare është një ndëshkim i merituar.

“Le të urojmë që kanë marrë përgjigjen e merituar pasi ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, qytetarë të vet, më shumë se çdo regjim i kohës së sotme”, theksoi Berisha.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›