Berisha: Legalizimi falas, mashtrimi tjetër i madh i Piktorit dështak!
TIRANE - Kryeministri në detyrë Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij Edi Rama për mashtrimin e qytetarëve gjatë fushatës elektorale. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shigjeton Ramën për premtimin e tij për përmbylljen e procesit të legalizimit falas të ndërtimeve informale. Sipas Berishës, ky është një mashtrim, pasi vetë Rama deklaroi se këtë katërvjeçar do të bëjë vetëm inventarizimin e banesave dhe frymorëve.
“Të dashur miq, premtimi i bujshëm i "piktorit" për legalizimin falas është dhe mashtrimi tjetër i madh i tij. Kështu pasi për një muaj me radhë hoqi nga fjalori i tij fjalën legalizim, ai dje njoftoi se këtë 4-vjeçar do bëjë vetëm inventarizim si të banesave ashtu dhe të frymorëve, të cilëve u premtoi dhjetëra herë gjatë fushatës elektorale legalizimin falas të banesave dhe tokës. Kësaj i thonë: O' burra ju gënjeva për legalizimin falas se më duhej vota juaj. Unë jam Edi Rama, prapa më vjen gënjeshtra!”- shkruan Berisha në “Facebook”.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë përgjegjëse qeverinë Berisha për dështimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve informale. Kryesocialisti premtoi gjatë fushatës se PS do të mbyllë këtë proces në të cilin sipas tij, dështoi tërësisht e djathta dhe i siguroi qytetarët se legalizimet për zonat informate do të bëhen falas.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Piktori padije për financat, i ngatërron me ngjyrat mavi