Klos, zhduket që prej mbrëmjes së djeshme një 16-vjeçare. Familja: Ndihmë
Klos- Familjarët e një vajze 16-vjeçare nga fshati Patin i Klosit kanë denoncuar zhdukjen e vajzës së tyre që prej mbrëmjes së djeshme, moment kur ka humbur edhe kontaktet me familjen.
Sipas burimeve të policisë, familjarët e Besjana Beqas kanë denoncuar në polici zhdukjen e 16-vjeçares.
Ata kanë deklaruar se vajza e tyre është parë për herë të fundit mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, teksa hipte në një furgon që udhëtonte drejt Burrelit.
Menjëherë strukturat e policisë kanë nisur hetimet [ër gjetjenm e saj. Ndërsa familjarët apelojnë këdo që mund të ketë informacion përvajzën e tyre të ndihmojë për gjetjen e saj.