E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet falas, Berisha: Mashtrimi tjetër i madh elektoral i Ramës

sali-berishaaaaaaTiranë- Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ka shfrytëzuar përsëri rrjetin social Facebook për të hedhur akzua ndaj kryeministrit të zgjedhur Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama mashtroi me premtimin e tij gjatë fushatës elektorale për legalizimin falas. Teksa e quan këtë premtim “mashtrimi tjeter i madh i Piktorit deshtak!”.

“Te dashur miq, premtimi i bujshem i “piktorit” per legalizimin falas eshte dhe mashtrimi tjeter i madh i tij. Keshtu pasi per nje muaj me rradhe hoqi nga fjalori i tij fjalen legalizim, ai dje njoftoi se kete 4 vjecar do beje vetem inventarizim si te banesave ashtu dhe te frymoreve, te cileve u premtoi dhjetera here gjate fushates elektorale legalizimin falas te banesave dhe tokes. Kesaj i thone: O’ burra ju genjeva per legalizimin falas se me duhej vota juaj. Une jam Edi Rama, prapa me vjen genjeshtra! sb”,- shkruan Berisha në Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›