E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Legalizimi falas mashtrimi tjeter i madh i Piktorit deshtak

Kryeminsitri në detyrë Sali berisha ka reaguar sot për deklaratat e kryesocialisti Edi Rama në lidhje me inventarizimin e banesave. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Berisha shkruan se legalizimi falas është një tjetër mashtrim i madh i Piktorit dështak.

Mesazhi i plotë i kryeministrit në facebook
Te dashur miq, premtimi i bujshem i "piktorit" per legalizimin falas eshte dhe mashtrimi tjeter i madh i tij. Keshtu pasi per nje muaj me rradhe hoqi nga fjalori i tij fjalen legalizim, ai dje njoftoi se kete 4 vjecar do beje vetem inventarizim si te banesave ashtu dhe te frymoreve, te cileve ju premtoi dhjetera here gjate fushates elektorale legalizimin falas te banesave dhe tokes. Kesaj i thone o burra ju genjeva per legalizimin falas se me duhej vota e juaj. Une jam Edi Rama, mbrapa me vjen genjeshtra! sb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›