E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata parazgjedhore ne vend Kantrimen neser viziton Tiranen

Zevendesndihmes sekretari amerikan i ShtetitTomas Kantrimen do te vizitoje neser Tiranen ne kauder te perpjekjeve te nderkombetareve per zgjidhje te krizes se stergjatur politike ne Shqiperi. Nje dite pas vizites se komisionerit per zgjerimin Stefan Fyle nje tjeter zyrtar i larte ka parashikuar te zhvilloje takime me kreret me te larte te vendit.

Kantrimen pritet te takohet me presidentin Bamir Topi kryeministrin Sali Berisha kreun e Partise Socialiste Edi Rama dhe me zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto.

Nje dite me pare Stefan Fyle paralajmeroi politiken shqiptare se nese nuk gjendet bashkepunimi rrezikohet seriozisht e ardhmja e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Nga ana tjeter Kantrimen vjen ne Tirane te njejten dite kur ne Shqiperi pritet te nenshkruhet nje marreveshje mes partive politike pas thirrjes se tryezes partiake nga Partia Demokratike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›