E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bashkitë të kthejnë sytë nga studentët e Arteve

TIRANË- Sot Kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje autoriteteve lokale në vend që t’i kushtojnë vëmendje Akademisë së Arteve, sepse punët e artistëve tha ai mund t'u japin jetë veprave të qyteteve shqiptare.
“U bëj thirrje autoriteve vendore të vendosin bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Arteve se mund të transformojnë qytetet tuaja. Ratësisht Kryetari i Bashkisë së Tiranës më tregoi disa punë të studentëve, punë për Tiranën, por kjo duhet të ndodhë për të gjitha qytetet. Ne duhet ta bëjmë këtë se me shumë pak përpjekje ne u japim atyre atë që meritojnë, kurse qytetarëve respektin dhe dinjitetin që ata meritojnë nëpërmjet veprave”, tha kreu i qeverisë sot në përvjetorin e 45 të Akademisë së Arteve në vend.

Kryeministri cilësoi artin e studentëve në këtë Akademi, si krenari kombëtare.

“Njëlloj si bleta që mbledh nektarin më të mirë, artisti mbledh nektarin më fin për të kuruar shpirtin identitetin e kombit të vet.
Në këto 45 vite, universiteti juaj ka nxjerrë kollosë në të gjitha artet e bukura, pamore, në këto 20 vite edhe pse jo me përkrahjen e duhur, por prapë ja keni dalë të përfaqësoni me dinjitetin më të madh të përfaqësoni artin shpirtin e këtij vendi. Keni dalë si krijues të lirë, artistë të lirë të pasqyroni galerinë, thesaret e mëdha të arti shqiptar”.

Më tej, Berisha theksoi se do të ndihmohen financiarisht talentet që nuk mund të paraqesin punët për shkaqe financiare.
"Një njeri që s’ka dhe hyn me vështirësi në atë degë kjo është e dhimbshme. Nëqoftëse kjo ndodh të Artet, kjo është edhe me e dhimbshme, sepse përjashtohet një talent. Ndaj me Ministrinë e Arsimit do mundësojmë financimin e universitetit në mënyrë që talentet të shpalosin artin pavarësisht pamundësisë ekonomike”.

Më tej kreu i qeverisë u kërkoi studentëve të Akademisë së Arteve të kontribuojnë me punët më të mira për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

(d.bonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›