E Diel, 1 Nëntor 2026

2011, Ban Ki Moon: Viti i kthesave të medha në mbarë botën

Uashington- Viti 2011 është cilësuar si vit i jashtëzakonshëm dhe i ngjarjeve të mëdha, nga sekretari i Përgjithshëmi Kombeve të Bashkuara. Duke apeluar që të mbështeten protestuesit që kërkojnë demokraci në vendet e tyre, gjatë konferencës për shtyp të fundvitit. Duke shtuar se Pranvera Arabe ka transformuar pejsazhin gjeopolitik në botën tonë.

Ndër të tjera Ban Ki-Moon tha se OKB-ja luajti një rol kryesor në çlirimin e Libisë dhe është e gatshme të vazhdojë ndihmën për Tunizinë  dhe Egjiptin. Nëse këto të fundit e kërkojnë diçka të tillë.

Ndërsa sa i takon gjendjes në Jemen, marrëveshja e ndërmjetësuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara atje krijon kushtet për tu dhënë fund luftimeve dhe i hap rrugën krijimit të një qeverie të re të unitetit kombëtar, deklaroi më tej Ban Ki-Moon.

Ndërkaq ai deklaroi se mbi pesë mijë njerëz kanë humbur jetën në Siri, duke nënvizuar se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të përpiqet për të ndalur sulmet e qeverisë siriane kundër opozitës në vend.

Më tej sekretari i përgjithshëm i OKB-së shtoi se demostratat pro-demokracisë në mbarë botën janë një rast i rrallë për që tashmë OKB-ja duhet të shqyrtojë.

Ne po shikojmë këtë dëshirë të zjarrtë që po përhapet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Sepse popujt e këtyre rajoneve janë shtypur nga tradita, kultura dhe udhëheqësit autoritarë. Ky është thjesht një evolucion natyral i historisë që ne duhet ta shikojmë nga ai kënd vështrimi. Prandaj unë i kam quajtur këto zhvillime si mundësi brezash. Ky është një moment që ne duhet ta shfrytëzojmë për ti ndihmua ata.

Po ashtu theksoi edhe demonstratat Pushtimi i Uoll Stritit në Shtetet e Bashkuara që sipas tij po përhapen në gjithë botën industriale, ku gjerat tashmë po ndryshojnë.

Në vazhdën e industrializimit dhe globalizimit të shpejtë, ka patur një farë hendeku mes njerëzve, ka patur njerëz të marxhinalizuar dhe ka patur ndryshime të theksuara mes të pasurve dhe të varfërve, për më tepër, ne nuk i kami kushtuar shumë vemendje grupeve të grave dhe të rinjve.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›