Liria e shtypit Shqiperia hapa prapa
Nje renie ne formen e pikiates per lirine e shtypit ne Shqiperi. Grupi Reporteret pa kufij ka publikuar dje raportin per Indeksin e Lirise se Shtypit per vitin 2011 ne te cilin e rendit vendin tone te 96-in ne liste duke shenuar nje humbje prej 16 vendesh ne raport me nje vit me pare. Po keshtu pozicioni i Shqiperise per respektimin e kesaj te drejte themelore merr vlere tjeter ne krahasim me vendet e tjera te rajonit qe e lene Shqiperine pas pervec Malit te Zi. Keshtu Maqedonia renditet e 94-ta Mali i Zi i 107-ti Serbia e 80-ta Bosnje Hercegovina radhitet ne vendin 58 ndersa Kroacia e 68-ta. Kosova radhitet ne vendin e 86 me 30 pike. Me tej Sllovenia eshte radhitur ne vendin e 36-te ndersa ne dy vendet e para pra vendet me lirine me te madhe te shtypit jane Finlanda dhe Norvegjia.