E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ligjet e mbetjeve më të mirat, të thotë ç'të dojë aleanca e plehut

TIRANE- Kryeministri Berisha reagon për herë të parë pas kthimit për rishikim në parlament, të ligjit për mbetjet, nga Presidenti i Republikës.

Në mbledhjen e qeverisë, ku shpalli si prioritet pastrimin e vendit nga plerat, Berisha  deklaroi: “Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do merret në mënyrën më intesive dhe përcaktohen të gjitha rregullat. Ligjet tona për mjedisin janë të standardeve më të mira, le të thotë çtë dojë aleanca e plehut apo antiglobale. Mjedisi është jeta dhe ska gjë më të rëndësishme se mbrojtja e tij, ajo që u bë me makinat do vazhdojë me plehrat. Vendi do ketë fyrtyrë të re”

Më pas kreu i qeverisë u përqëndrua tek shpronësimet për unazën e madhe duke i ofruar kryebashkiakut Basha gjithë mbështetjen e qeverisë për të kaluar situatën e vështirë në të cilën, sipas tij e ka katandisur kryetari paraardhës.

Berisha vlerësoi punën që po bën Basha për përmirësimin e trafikut në kryeqytet duke hequr dorë siç tha ai edhe nga postet drejtues në parti vetëm e vetëm për t ju përkushtuar kryeqytetasve
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›