E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasja e dy anijeve merr vemendjen e mediave nderkombetare

Ngjarja e tragjike që ndodhi në ujërat e detit Adriatik, vetëm 20 milje larg bregdetit të Durrësit ka patur vëmendjen e një sërë mediave ndërkombëtare.

Që nga CNN turk, e cila hapet me lajmin e fundit mbi vdekjen e 3 personave dhe zhdukjen e 5 të tjerëve, tek mediat kryesore turke e deri tek Agjencia e lajmeve Boston. com, flitet për tragjedinë e ndodhur në orën 1.00 pas mesnate të së enjtes.

Shqipëri, përplasen 2 anije në det të hapur, humbasin jetën 3 persona dhe zhdukjen e 5 të tjerëve, të gjithë nënshtetas turq, pjesë e ekuipazhit të anijeve të mallrave. Edhe mediat malteze kane pasqyruar këtë ngjarje të dhimbshme për publikun e tyre.

Referuar burimeve në Shqipëri ngjarja është pasqyruar si një lajm i rëndësishëm edhe për fqinjët tanë. Boston.com, si media më e largët nga të gjitha të tjerat, pasqyron në detaje informacionin, duke nisur që nga momentet e para e deri tek operacioni i shpëtimit ku janë përfshirë skafe dhe helikopterë.

Në të tjera media flitet gjithashtu për pasagjerët në bordin e tragetit me destinacion Barin dhe theksohet se asnjë prej tyre nuk është lënduar. Ne raportimet e saj, Agjencia e lajmeve Reuters citon nënkapitenin e anijes Ahmet Saicip, i cili tregon se anija e mallrave u mbyt brenda 10 minutash rreth 30 km nga bregdeti i Durrësit.

Në mes të gjitha mediave dhe informacionit që pasqyrohet, ndërsa mbetemi në pritje të lajmeve se ka të mbijetuar ende pritet të zbulohen edhe shkaqet e kësaj tragjedie.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›