E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ligji per decentralizimin thjeshton ne maksimum burokracite

Keshilli i Ministrave miraton ligjin Per krijimin dhe funksionin e strukturave per administrimin e mbrojtjen e tokes

Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave u miratua projektligji per decentralizimin dhe rritjen e kompetencave te qeverive vendore. Ne fjalen e tij Kryeministri Sali Berisha tha se ndryshimet qe i behen ligjit te vitit 2001 Per krijimin dhe funksionin e strukturave per administrimin e mbrojtjen e tokes synojne kalimin e pergjegjesive drejtuesve te njesive te qeverisjes vendore thjeshtimin ne maksimum te burokracive dhe shpejtimin e procedurave per projektin e madh kombetar te krijimit te pyjeve me dru frutore. Ndaj ky ligj heq te gjitha burokracite kompetencat qe kishte Keshilli i Ministrave Parlamenti dhe i kalojne komunes e cila ka te gjitha atributet per te marre vendimet ne interesin me te mire te zhvillimit. Kryetaret e komunave nuk do te kene pengesa per tu shnderruar ne promotore te zhvillimit te te gjitha resurseve te komunes se tyre - tha Kryeministri Berisha. Gjithashtu ai theksoi se miratimi i nje ligji te tille thjeshton ne maksimum burokracite si dhe ndihmon ne shpejtimin e procedurave per dy projekte te medha sic jane pyjet dhe frutikultura. Qellimi i ketij vendimi eshte se pari dhenia e pergjegjesive atyre qe ju takojne sepse administratoret e territorit ne vend jane njesite e qeverisjes vendore. Se dyti ka nje rendesi jetike se me kete ligj ne synojme te thjeshtojme ne maksimum te gjitha burokracite dhe te nxisim e te shpejtojme procedurat per dy projektet e medha kombetare apo nese e mbledhin ne nje te projektit te madh te krijimit te pyjeve me dru frutore ullishte arrore vreshta molle dhe cdo dru frutor tjeter - u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij objektivi kryesor i qeverise shqiptare eshte mbjellja ne tete vjet te 250 milione rrenjeve dru frutore cka do te perbeje nje transformim te madh te ketij vendi dhe shnderrimin e tij de facto Ne kopshtin shkembor te Evropes Juglindore. Them shkembor pasi Shqiperia eshte vend malor ne 80 per qind te territorit. Dua tu them atyre qe kane nje fobi nga malet te clirohen prej saj. Nese i shohin me gjakftohtesi malet ato kane qene e jane engjejt mbrojtes te ketij vendi. Se per cfare mund te kete frike dikush nga malet nuk e di aq me teper qe me keto projekte ne synojme ti veshim ato me dru frutore - tha me tej Kryeministri Berisha. Sipas tij jane komunat ato qe duhet te merren me administrimin e pyjeve dhe te kullotave pasi ato jane edhe pjesa . Ne kete rast do te jene komunat ato qe do te mund ta administrojne token ne funksion te ketyre projekteve te medha. Ka nje potencial te jashtezakonshem dhe jo vetem ne dru frutore por edhe ne bime aromatike. Shqiperia eshte absolutisht nje nga vendet me te pasura ne bote ne biodiversitetin e saj. Bimet aromatike te ketij vendi kilogram per kilogram kane vleren e floririt jane te nje vlere shume te rralle. Por duhet nje bashkepunim i gjere me botanistet ekspertet e bimeve. Duhet te bejme gjithcka qe te nxjerrim nga cdo meter katror vlera. Ne kemi nevoje te krijojme te ardhura - vijoi me tej ai. Ai theksoi se synimi kryesor eshte gjelberimi dhe zhvillimi i Shqiperise pasi vetem ne kete menyre do te behet e mundur edhe lufta kunder erozionit te cilen kreu i qeverise e krahasoi me nje kancer i cili te gerryen pak e nga pak.

Gjelberimi eshte perpjekja me e fuqishme kunder erozionit ketij kanceri qe na e gerryen cdo minute cdo ore e cdo dite kete toke qe nuk e kemi kaq te shumte. E verteta eshte se kemi problem shume serioz me erozionin - perfundoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›