Minjon Berishes KE mbeshtet integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian
Kreu i qeverise Sali Berisha zhvilloi nje takim me presidentin e zgjedhur te Keshillit te Evropes Zhan-Klod Minjon. Kreu i qeverise shqiptare falenderoi Minjonin per kontributin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme dhe shume te vyer qe Keshilli i Evropes i ka dhene ne vijimesi Shqiperise gjate kesaj periudhe. Gjithashtu ai shprehu nje mirenjohje te thelle per ndihmen e mbeshtetjen e fuqishme qe Franca i ka dhene Shqiperise dhe qeverise shqiptare ne te gjitha perpjekjet per zhvillimin dhe modernizimin e saj per konsolidimin e institucioneve demokratike dhe integrimin evropian. Nga ana e tij Minjoni falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore si dhe e pergezoi ate per arritjet dhe transformimin e jashtezakonshem qe ka pesuar Shqiperia. Ndryshimet qe keni realizuar gjate kesaj periudhe jane impresionuese - u shpreh Minjoni. Ne takim u diskutua edhe mbi rezultatet e reformave te ndermarra ne Shqiperi gjate kesaj periudhe per sa i perket zhvillimit ekonomik reduktimit te barres burokratike e fiskale krijimit te nje klime sa me te pershtatshme per biznesin dhe investimet ndertimin e veprave te rendesishme infrastrukturore perfshi ndertimin e rreth 9 mije kilometra rruge dhe projektin madhor te rruges se kombit reformat ne fushen e arsimit Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit shendetesise si dhe projektet e rendesishme ne fushen e bujqesise.
Gjate takimit Minjon i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbeshtetjen e plote te Keshillit te Evropes dhe te vendit te tij ne te gjitha perpjekjet per te ecur perpara me shpejtesi drejt projektit madhor te anetaresimit ne Bashkimin Evropian.