Topi pershendet komisionin Kodi zgjedhor jo i minutes se fundit
Presidenti i vendit Bamir Topi gjate nje prononcimi per mediat pas vizites se tij ne panairin Klik Ekspo Klik duke i uruar pune te mbare Komisionit per Reformen Zgjedhore e ka vleresuar nisjen e punes se komisionit lsquoAd Hoc si hap pozitiv ne te mire te vendit. Une e shikoj si nje sinjal shume te mire sepse nga deklaratat tani njerezit jane ne pune praktikisht dhe aty ku konkretizohet puna eshte pikerisht komisioni. Une shpresoj qe ndryshe nga heret e tjera ky komision ti perfundoje punet ne kohe sepse jane eksperienca jo fort te kendshme nga e kaluara qe Kodi Zgjedhor miratohet pergjithesisht diten e fundit - theksoi ai. Sipas Topit duke miratuar ne kohe pastaj palet do ta kene me te thjeshte per tu njohur edhe me infrastrukturen zgjedhore. Dhe zgjedhjet nuk jane thjesht per partite politike. Zgjedhjet jane ne radhe te pare per popullin i cili deshiron te njihet edhe me ligjin edhe me infrastrukturen te ambientohet me te dhe me se fundi te kemi mundesi qe te shkojme ne zgjedhje qe shpresoj qe te mos kontestohen me. Une besoj qe eshte nje moment i mire i fillimit te kesaj pune te rendesishme. U uroj vetem suksese U uroj qe te kene ne themel te punes se tyre jo emocione politike dhe pozicione partiake Por te dalin me nje Kod qe do te jete ne standardet evropiane U uroj vetem pune te mbare - perfundoi Presidenti Topi.