Berisha Ligji per mbetjet e mbron Shqiperine

Nga podiumi i Kuvendit kryeministri Berisha deklaroi se sot u themelua ne Kuvend Partia e plehut qe kerkon te marre vota nga plehrat ndersa duke folur per ligjin e mbetjeve ai tha se ky ligji mbron Shqiperine nga mbetjet toksike.
Sot kjo dite shenon de fakto themelimin e Partise se plehut ne kete salle. Pasi u themelua Aleanca e plehut shpertheu epidemia. O burra te gjejme vota ne plehra... po rremohet po kerkohet qe ne plehra te mbine particka. Ligji qe eshte miratuar eshte ai i mbrojtjes se Shqiperise nga mbetjet toksike deklaroi Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi se qeveria ka vendosur qe ne Shqiperi te hyjne vetem 50 lloje mbetjesh te cilat do te importohen sipas kushteve te nevojshme per te shmangur cdo rrezik. Shefi i qeverise tha se opozita nuk ka asnje alternative per shqiptaret dhe e vetmja rruge e tyre eshte krijimi i Partise se plehut.
lsquoSipas listes ne Shqiperi duhet te hyjne 400 mbetje ndersa qeveria ka vendosur qe te pranoje vetem 50 lloje mbetjesh prej te cilave asnjera nuk eshte toksike dhe te gjitha do te hyjne sipas kushteve qe do te percaktoje Keshilli i Ministrave. tha Berisha.