Hoxhaj, pa ndërhyrjen e BE-së gjendja në veri do përkeqësohet
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë për të përditshmen austriake Der Standard, i bëri thirrje BE-së që të shtojnë trysninë mbi Serbinë për largimin e strukturave ushtarake nga Kosova.
Nëse BE-ja nuk i vë kusht Serbisë se duhet të tërheqë focat kriminale nga veriu që të antarësohet, ata duhet ta dinë se në veri të vendit do të krijojnë një konflikt afatgjatë, theksoi Hoxhaj.
Ai deklaroi se pas 20 vjetëve, Serbia duhet të pranojë që fati i saj nuk gjendet jashtë, por brenda Serbisë. Serbia duhet t`i largojë sa më shpejt strukturat paramilitare dhe kriminale. Derisa kjo të ndodhë, nuk do të ketë qetësi dhe siguri në rajon, ka theksuar Hoxhaj për Der Standard.
Ministri paralajmëroi gjithashtu se shumë shpejt edhe në veri do të implementohet Plani i Ahtisaarit.