E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Ligji i mbetjeve nuk shkel Kushtetutën

Sipas saj, të gjitha raportet vjetore të KE-së për Shqipërinë që nga viti 2006 vërejnë se praktikat ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve në vendin tonë nuk përputhen me standardet evropiane.

"Ligji i financuar nga Komisioni Evropian, me mbështetjen e ekspertëve evropiane të fushës, është konsultuar me grupet e interesit, me rreth mbi 20 shoqata ambientaliste. Ne themi se ky ligj nuk ka shkelje kushtetuese dhe se ai plotëson një tjetër detyrim të qeverisë shqiptare në procesin e integrimit evropian. Ai vetëm se rregullon riciklimin e mbetjeve dhe kufizon numrin e atyre mbetjeve të rrezikshme, nga 434 që ishin me ligjin e miratuar në vitin 2002 kur ju (opozita) ishit në mazhorancë, në 50 mbetje me këtë ligj", tha Bregu.  

Ndërkohë, deputetët e opozitës, e kontestojnë ashpër ligjin, duke theksuar se me miratimin e tij vendi do të shndërrohet "në koshin e plehrave të Ballkanit". Duke bërë thirrje për mosvotimin e këtij ligji deputeti socialist, Blendi Klosi, tha se ligji i shërben  "interesave klienteliste".

Mediu ka deklaruar se per ligjin jane bere gjithe konsultimet e nevojshme me puhstetin lokal, specialistet dhe perfaqesuesit e BE-se. “Është konsultuar pushteti lokal, jane bere disa takime me përfaqësuesit e tyre, kemi zhvilluar takim përmbyllës për draftin e tij në prezencë të përfaqësues të BE dhe pushtetit lokal, me bashkinë e Tiranës për planin e menaxhimit. Diskutimi ka qenë me të gjithë aktorët pa asnjë lloj përjashtimi, nuk është parë të ftohen njerëz që kundërshtojnë dhe pranojnë”, tha ai.

 Mediu theksoi se aktualisht kemi 100 milionë investime në industrinë e riciklimit dhe me numër të madh të punësuarish. “Me këtë ligj përcaktohet detyrimi për ligjin për ladfildet, ai do jetë shoqëruar me aktet e tjera ligjore dhe nënligjore. Ta lëmë demagogjinë, për sa kohë kemi pranuar si peshore përafrimin e legjislacionit me BE të kemi mirësinë e ti adresohemi atyre që kanë punuar”,  tha ai, duke garantuar se ligji kufizon importin ne 55 lloje, pjese e listës se gjelbër.

Debate në Kuvend për ligjin e mbetjeve
Tiranë (11:11) – Ka nisur punimet seanca plenare ku pritet të votohet sërish për ligjin e menaxhimit të mbetjeve. Për këtë qëllim, mazhoranca duket e vendosur se ligjin e kthyer për rishqyrtim nga presidenti i Republikës, do ta miratojë sërish në Parlament pa i bërë ndryshime.

Ata dhanë sqarime në seancë, sipas të cilave ligji është tërësisht në përputhje kushtetuese dhe në bazë të rregullave të Bashkimit Evropian. Deputeti demokrat, Osman Metalla, tha se në bazë të ligjit lejohet importimi i 50 llojeve mbetjesh, të cilat do të përdoren nga industritë vendase dhe nuk do të depozitohen në ndonjë vend të caktuar brenda territorit shqiptar.

Opozita ashtu sikurse e ka deklaruar më parë, është kundër ligjit. “Është një ligj klientelist, në një vend pranë BE-së, por shumë larg BE-së për sa i përket kontrollit. Kush i kontrollon plehrat që kanë mbuluar të gjithë Shqipërinë. 20 vjet nuk u ndamë dot nga plehrat dhe ky ligj nuk e zgjidh problemin e plehrave shqiptare. Janë plehra për t’i zënë frymën qytetarit shqiptar”, tha deputeti socialist, Blendi Klosi.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se mbetjet që do të importohen i nënshtrohen një kontrolli rigoroz. “Që nga viti i kaluar ne kemi reduktuar elementët mbetës. Ky ligj lejon vetëm importin e produkteve që kanë funksionalitet. Importi i plehrave i nënshtrohen një procesi transparent që nga vendi i origjinës deri në fund të procesit”, tha ministri Mediu. 

Ligji për “menaxhimin e integruar të mbetjeve", i rrëzuar pak ditë më parë me votat e mazhorancës në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Në rendin e ditës së punimeve të sotme parlamentare janë parashikuar dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve, si dhe p/vendimi për disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Një pikë e rëndësishme e seancës së sotme janë dhe dy interpelanca të kërkuara nga deputetë të opozitës, ajo me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani./S.LlStart/

                                                                                             2011-11-03 13:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›