E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapen 3 kg mariuanë

Në orët e para të ditës së sotme në Gjirokastër është sekuestruar një sasi prej 3 kg mariuanë.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se një shtetas nga Cërriku kishte blerë në fshatin Lazarat një sasi lënde narkotike dhe do të udhëtonte për në Elbasan.

Më pas, është bërë i mundur evidentimi i shtetasit, i cili qëndronte në vendin e quajtur N.SH.N Gjirokastër dhe mbante në krah një çantë shpine sportive dhe po priste autobusin për tu larguar në drejtim të Elbasanit.

Policia ka ndalur Emiljano Kasën, 23 vjeç, dhe ka sekuestruar lëndën narkotike që gjendej në çantën e shpinës që ai mbante.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›