Berisha: Lindën sot Ismail Qemala e Isa Boletina

“I uroj djalit nga zemra jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme, së bashku me prindërit, vëllezër dhe motra të tjerë, sepse është fëmija e parë. Nënës i uroj shëndet, gëzime me fëmijë të tjerë dhe mbarësi në jetën e saj”, tha kryeministri.
Meqë ky vit përkon edhe me 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, kryeministri i uroi djalit të sapo lindur që të festojë 200 vjetorin e ardhshëm të ngritjes së flamurit.
"Në Durrës lindi fëmija e parë në Shqipëri, edhe atij i uroj nga zemra shumë shëndet, gëzime prindërve të tij, uroj që edhe ai të festojë 200 vjetorin e Shqipërisë së Pavarur, tha Berisha. “Fjalët që më erdhën në mend kur dëgjova për këto lindje ishin; lindën sot Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, pra i lindën Shqipërisë edhe një herë burrat më të shquar të saj", tha.
Një mesazh urimi kryeministri Berisha bëri për çdo shqiptar, një vit plot mbarësi, shëndet dhe suksese, me urimin për një vit të madh për Shqipërinë./Start/
2012-01-01 13:52