E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqipërisë i lindën burrat e shtetit

Pas Presidenti të Republikës Bamir Topi edhe numri një i qeverisë shqiptare Sali Berisha ka vizituar të sapoardhurit në jetë në maternitetin “ Mbretëresha Geraldinë”.

Berisha në një prononcim për mediat ka uruar shëndet, mbarësi dhe jetë të gjatë për të sapolindurit e këtij materniteti si dhe nuk ka lënë pa uruar dhe foshnjen e parë në rang vendi, në Durrës.

Më tej ai ka theksuar se ardhja e foshjnave meshkuj në ditën e parë të 100-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë është një tregues i rilindjes së burrave të shtetit për këtë vend.


“I uroj jetë të gjatë, shëndet dhe jetë të lumtur pranë gjirit familjar. I uroj Aleksandrit të festojë 200- vjetorin e Pavarësisë, duke qenë se lindi në ditën e parë të 100- vjetorit. I uroj shëndet dhe fëmijës së parë në gjithë Shqipërinë, i cili lindi në Durrës. Tek mora vesh se foshnjat e para të 2012-tës ishin meshkuj në mendje më erdhi se sot lindi Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini. Lindën dhe njëherë burrat e Shqipërisë.”-tha Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›