Plagosja e dyfishtë në Korçë, autori në pranga

Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit Yllson Hasanllari 34-vjeç, i cili është konfliktuar në fshatin Denas, me shtetasin Bexhet Qazimi 54-vjeç, i cili ka qene i shoqëruar nga djemtë e tij, mes tyre dhe autori i ngjarjes shtetasi E.Qazimi 17-vjeç.
Ky konflikt ka nisur si rrjedhoje e dëmtimeve që këto dy familje kryejnë me bagëtitë e tyre në tokat e njeri-tjetrit, dhe me pas ka vazhduar me plagosjen me armë gjahu teke nga shtetasi E.Qazimi në drejtim të shtetasve Yllson Hasanllari dhe Hysen Llapanji 49-vjeç.
Llapanji mësohet se ka ndërhyrë për të zbutur konfliktin. Të plagosurit aktualisht ndodhen ne spitalin rajonal të Korçës duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, dhe gjendja e shtetasit Yllson Hasanllari në momentet e para paraqitet e rendë ndërsa i plagosuri i dyte Hysen Llapanji është jashtë rrezikut për jetën.
“Bëjmë me dije se nga uniformat blu është bere i mundur kapja e autorit te ngjarjes, 17 vjeçarit E.Qazimi dhe po behet arrestimi i tij për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e kryerjes se krimit, një arme gjahu teke”, bëri me dije policia. Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /S.Ll/Start/
2012-01-01 16:03