Ndërrimi i viteve, spektakël fishekzjarresh nëpër botë
Qiejt e shumë vendeve të botës u ndezën në një spektakël fishekzjarresh në sekondat e ndërrimit të viteve. Hyrja e Vitit të Ri u prit në Londër me të paktën 12 mijë fishekzjarre që ndriçuan qiellin për 15 minuta.
Ndërsa në Sindej, të paktën 500 mijë njerëz u mblodhën në shfaqjen më të madhe që piroteknika dhuroi në minutat e ndërrimit të viteve.
Banorët e Tokios lëshuan tullumbace ku kishin shkruar dëshirat e tyre për vitin 2012, ndërsa qielli ndriçohej nga fishekzjarret shumëngjyrëshe.
Në Rio De Zhaneiro, ndërrimi i viteve u prit në plazhin e Kopakabanës, ku,mijëra fishekzjarre pasqyruan dritën në sipërfaqen e ujit, ndjekur nga sytë e mijëra brazilianëve.
Rrugët e Nju Jorkut u mbushën plot, ndërsa në Times Square një spektakël madhështor me perfomancën e Lady Gagës dhe shumë yjeve të tjerë iu bashkëngjit numërimit mbrapsht në sekondat e fundit të vitit 2011.
Përgatiti: Gazmira Ndoja

Britani e Madhe

Britani

Moske

Nju Jork

Brazil

Brazil

Brazil

Australi

Singapor